15374. Atë Lavdëroje

1 Atë lavdëroje, që bën mrekulli!
E deshi aq botën, sa birin e tij
E dha si kurban që ai ne t’na shpërblejë:
Çdokush mund të hyj’ tash në jetë të re.

Refreni:
Lavdëro Perëndinë,
Çdo njeri në k’të botë!
Lavdëro Perëndinë,
Brohorit me g’zim plot!
O, eja tek Ati
Nëpër birin e tij,
Dhe atë lavdëroje,
Që bën mrekulli!

2 Ç’shpërblim i përsosur, i blerë me gjak!
Premtim i sigurtë ësht’ për gjithë besimtar’t.
Bile më i posht’ri fajtor që beson
K’të falje të plotë prej Jezusit fiton. [Refreni]

3 Çfar’ punësh t’mëdha ai për ne i mbaroi!
Ç’ngaz’llim na jep ai që me gjak na shpëtoi!
Por shumë më i lartë, më i madh do të jetë
Ai çast kur ta shohim Jezusin si mbret. [Refreni]

Text Information
First Line: Atë lavdëroje, që bën mrekulli!
Title: Atë Lavdëroje
Author: Fanny Crosby
Translator: Jan Foss
Refrain First Line: Lavdëro Perëndinë
Language: Albanian
Copyright: Public Domain
Tune Information
Name: [Atë lavdëroje, që bën mrekulli!]
Composer: William Howard Doane
Key: A♭ Major
Copyright: Public Domain



Media
MIDI file: MIDI
More media are available on the tune authority page.

Suggestions or corrections? Contact us