15436. Zot Shpërblyes Udhëheqmë

1 Zot shpërblyes udhëheqmë
Pelegrin në vend të shkretë.
Jam i dobët por më mban me
Dorën tënde t’fort’ ti vet.
Bukë qielli, bukë qielli;
Më ushqe dhe mua më ngop.

2 Hap burimin e kristaltë
Ku përroi shërues rrjedh.
T’më udh’heq’ kolona e reve
Dhe e zjarrit kudo që bredh
O çlironjës, o çlironjës,
Më forco dhe mua më mbro.

3 Dhe kur bregun e Jordanit
Do ta shkel, çdo frikë largo.
Nëpër ujëra vërshuese
Gjer në Kanaan mua më ço.
Këng’ lavd’ruese, këng’ lavd’ruese
Do t’këndoj për ty gjithmonë.

4 Na merr malli të të shohim
Dhe t’banojm’ tek ti në qiell
Ku do t’gjejm’ në bashkësi të
Ëmbël një dashuri të thell’
Ne që t’presim, ne që t’presim,
Eja merrna për në sht’pi.

Text Information
First Line: Zot shpërblyes udhëheqmë
Title: Zot Shpërblyes Udhëheqmë
English Title: Guide me, O Thou great Jehovah
Author: William Williams
Translator: Jan Foss, 1954-
Meter: 87.87.87.7
Language: Albanian
Copyright: Public Domain
Tune Information
Name: CWM RHONDDA
Composer: John Hughes
Meter: 87.87.87.7
Key: A Major
Copyright: Public Domain



Media
Adobe Acrobat image: PDF
MIDI file: MIDI
Noteworthy Composer score: Noteworthy Composer Score
More media are available on the tune authority page.

Suggestions or corrections? Contact us