1 Nuk di, pse Zoti mirësinë
E tij ma ka treguar;
As pse, kur isha plot mëkat
Mesia vdiq për mua.
Refreni:
Por unë e di se kujt i besova
Dhe jam i bindur se ësht’ i zoti
Atë ta ruaj’ që m’u besua
Gjer në ditën kur t’vij’ ai!
2 Nuk di, si erdhi ai besim
Që mua më shpëtoi,
As si në zemër paqja vjen
Kur Shkrimin e besoj. [Refreni]
3 Nuk di, si Fryma e Shenjtë vepron,
Si ai për faj qorton;
Si nëpër Bibël jep besim
Dhe Zotin ma zbulon. [Refreni]
4 Nuk di se çfar’ gëzime unë
Në jetë do t’takoj,
Çfar’ dit’sh t’vështira, para se
Jezusin ta shikoj. [Refreni]
5 Nuk di as or’n as ditën kur
Do t’vijë Zoti im.
Nëse do t’vdes, a t’jem në re
Me Zotin në takim. [Refreni]
Source: The Cyber Hymnal #15417