15399 | The Cyber Hymnal#15400 | 15401 |
Text: | Kur Paqja, Si Lum |
Author: | Horatio G. Spafford |
Translator: | Jan Foss, 1954- |
Tune: | VILLE DE HAVRE |
Composer: | Philip Paul Bliss |
Media: | MIDI file |
1 Kur paqja, si lum, zemrën time përshkon
Dhe vjen porsi dallg’ një hidh’rim,
Unë ndihem i dobët, por ti më mëson
Se at’ çast ësht’ i fort’ shpirti im.
Refreni:
Ësht’ i fort’ shpirti im!
Ësht’ i fort’, ësht’ i fort’ shpirti im!
2 Kur djalli sulmon, dhe tundime më vijn’,
Kam k’të sigurim të bekuar:
E pa gjendjen time t’pashpres’ Zoti im;
Derdhi gjakun e tij ai për mua. [Refreni]
3 Mëkati im, krejt, jo një pjes’, por i tër’
—Sa shum’ më gëzon ky mendim!—
Në kryq ësht’ mbërthyer, un’ s’e mbaj më atë.
Lavdëro, shpirti im, Perëndinë. [Refreni]
4 Për Krishtin jetoj, pra kur vdekja do t’vij’,
As frik’ un’ s’do t’kem, as shqet’sim!
Se ai do t’ndihmoj’, si ndihmoi gjer tani
Dhe fuqi do t’i jap’ shpirtit tim. [Refreni]
5 Dhe ditën kur ti do të vish presim ne,
Të shkojm’ drejt në qiell, jo në varr;
Që un’ zërin tënd ta dëgjoj kur mbi re
Do të vish, Zoti im, për t’më marr’ [Refreni]
Text Information | |
---|---|
First Line: | Kur paqja, si lum, zemrën time përshkon |
Title: | Kur Paqja, Si Lum |
English Title: | When peace like a river attendeth my way |
Author: | Horatio G. Spafford |
Translator: | Jan Foss, 1954- |
Refrain First Line: | Ësht’ i fort’ shpirti im! |
Language: | Albanian |
Copyright: | Public Domain |
Tune Information | |
---|---|
Name: | VILLE DE HAVRE |
Composer: | Philip Paul Bliss |
Key: | D♭ Major |
Copyright: | Public Domain |
Media | |
---|---|
Adobe Acrobat image: | ![]() |
MIDI file: | ![]() |
Noteworthy Composer score: | ![]() |